Presidenti francez i jep medalje drejtoreshës për trashëgimi kulturore

Presidenti francez i jep medalje drejtoreshës për trashëgimi kulturore

01 mars 2018 12:20

Prishtinë, 1 mars - Drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Vjollca Aliu, është dekoruar me “Urdhrin Kombëtar të Meritës”.

Kjo medalje i është akorduar nga presidenti i Francës, Emmanuel Jean-Michel Frédéric Macron. Aliu e ka pranuar medaljen mbrëmjen e së mërkurës në rezidencën franceze në Prishtinë, duke u bërë kalorëse e “Urdhrit Kombëtar të Meritës”.

Ceremonia është mbajtur pesë muaj pasi “Urdhri Kombëtar i Meritës” i ishte akorduar Valon Murtezajt, profesor permanent në Shkollën prestigjioze të Menaxhimit (IESEG) në Paris, ku ligjëron lëndët e diplomacisë dhe negocimit ndërkombëtar. Murtezaj ishte i pranishëm edhe në ceremoninë e së mërkurës. “Urdhri Kombëtar i Meritës” është një nga dekoratat më të rëndësishme që presidenti francez ua ndanë personaliteteve vendore e të huaja. Është themeluar më 1963, nga presidenti francez Charles de Gaulle (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme