Kulturë

Rrugëtimi i vëllezërve Bajgora në aktrim

Descriptive Text

Pas shkëlqimit të cilin e patën në edicionin e 68-të të Berlinales, aktorët Florist dhe Andi Bajgora, kanë rrëfyer eksperiencën e tyre nga ky festival prestigjioz në emisionin e pasdites të KTV-së, “Express”.

Vëllezërit Bajgora, treguan se si kishin udhëtuar për në Berlinale për ta eksploruar organizimin e këtij festivali të madh filmik, ndërsa papritur filmi në të cilën ishin protagonist “Kiem Holijanda”, ia doli të fitojë për Ariun e Kristaltë në Berlinale si filmi më i mirë me metrazh të shkurtër në garën e filmave për të rinj.

Tutje gjatë kësaj interviste, dyshja e aktorëve treguan për sukseset e përbashkëta në aktrim dhe për angazhimet e tyre në projektet filmike.

Vëllezërit Bajgora në fund të bisedës theksuan se pavarësisht ofertave ndërkombëtare për ta zhvilluar karrierën jashtë Kosovës ata do t’i qëndrojnë besnik skenës filmike vendase.

Florist dhe Andi Bajgora, ishin protagonistë në filmin e metrazhit të shkurtër “Kiem Holijanda”, ku krahas tyre luajti edhe aktorja e njohur Arbnesha Grabovci-Nixha.