Objekti me leje të shtetit cenon pamjen e Kishës Ortodokse në Ferizaj Foto: Koha

Objekti me leje të shtetit cenon pamjen e Kishës Ortodokse në Ferizaj

28 shkurt 2018 08:56

Një lokal afarist është në finalizim e sipër afër Kishës Ortodokse në Ferizaj. Lokali ka zënë vend në oborrin e objektit – që mbrohet si aset i trashëgimisë kulturore – e që distanca mes tij dhe Kishës është rreth 20 metra.

Megjithëse ndërtimi është bërë me lejen e institucioneve të trashëgimisë kulturore, objekti i ri shihet qartë që pengon edhe pamjen e Kishës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Është ngritur pikërisht afër hyrjes kryesore të objektit të kultit. Pos disa bizneseve të vogla, është edhe një organizatë joqeveritare në Ferizaj që ka reaguar për këtë çështje duke konsideruar se në këtë rast po shkelet Ligji për trashëgimi kulturore.

Pëlqimi për ndërtimin e lokalit i është dhënë Kishës në muajin korrik të vitit të kaluar. Sipas vendimit të Komisionit të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, kërkesa për ndërtim është bërë nga Kisha Ortodokse Serbe.

Komisioni i IKKM-së kishte kërkuar plotësimin e projektit pas rekomandimeve që ishin bërë po nga ky komision. Por nga arsyetimi i vendimit del se edhe Komisioni ka hequr dorë nga rekomandimet e dhëna... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme