Humb betejën me sëmundjen ish-drejtori i Galerisë së Arteve të Shqipërisë, Gëzim Qendro

Humb betejën me sëmundjen ish-drejtori i Galerisë së Arteve të Shqipërisë, Gëzim Qendro

27 shkurt 2018 10:25

Arti shqiptar në zi. Ndahet nga jeta ish-drejtori i Galerisë Arteve, Gëzim Qendro. Mësohet se Qendro humbi jetën mëngjesin e sotëm pas një sëmundje të rëndë, prej të cilës vuante prej kohësh.

Lajmin për ndarjen nga jeta të studiuesit të artit të realizmit socialist e dha vetë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila përmes një statusi në faqen e saj të “Facebook”-ut theksoi se Qëndro la pas vepra të mira.

“Trishtim i madh!

Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shume para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gëzim Qendro.

Le vepra shumë të mira mik!

Por edhe na le një boshllëk të madh njerëzor e miqësor siç vetëm fisnikët munden.

Je i pazëvendësueshëm!

Lamtumirë!”, shkruan Kumbaro.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme