Aktivitete kulturore të shqiptarëve në Slloveni

Aktivitete kulturore të shqiptarëve në Slloveni

26 shkurt 2018 11:05

Dhjetëvjetori i Pavarësisë së Kosovës, në Slloveni u shënua me manifestime kulturore nga shqiptarët që jetojnë atje.

Në Celje, Kopër dhe Ankaran, u tubuan shumë shqiptarë që të shënojnë dhe të kremtojnë bashkarisht, nën tingujt e muzikës shqiptare.

Në Celje, shoqata kulturore “Besa” organizoi jë koncert ku merrnin pjesë edhe miq sllovenë, në mesin e të cilëve edhe lideri i opozitës së djathtë sllovene dhe miku i shqiptarëve, Janez Jansha, transmeton Koha.net.

Ai e përgëzoi kryetarin e kësaj shoqate Ukë Jashari dhe të gjithë të pranishmit në këtë manifestim për ditën e pavarësisë duke i uruar ata që miqësia kosovaro-sllovene të thellohet edhe më tej ndërsa shteti i Kosovës përfundimisht të bëhet anëtar i barabartë i bashkësisë ndërkombëtare.

Jansha tha se populli slloven te shqiptarët e sheh një mik tradicionalisht të besueshëm.

Një manifestim tjetër kulturor ku ishin tubuar shqiptarë jo vetëm nga Istra sllovene por edhe nga pjesa kroate, u organizua,edhe në Ankaran. Organizator i kësaj mbrëmjeje shte shoqata kulturore “Iliria” e Koprit . Kryetari kësaj shoqate, Heset Ahmeti, me bashkëpunëtorët e vet në këtë shoqatë, ishte përkujdesur që këtë ditë të madhe ta festojë me shumë përmbajtje.

Veç muzikës cilësore me këngëtarë nga Kosova, anëtarë të shoqatës “Iliria” interpretuan edhe pika vallëzimi, kurse anëtaret e grupit të recitatorëve të rinj Sevdije Fangu dhe Jetmira Cakiqi recituan poezi të autorëve të ndryshëm.

Ambasada Kosovës në Slloveni me këtë rast shoqatës “Iliria” të Koprit, asaj “Besa” në qytetin Celje, “Migjeni” në Lublanë edhe “Bashkimi” në Maribor, iu ndau mirënjohje.

Këto mirënjohje, kryetarëve të këtyre shoqatave ua ka dorëzuar, Gani Mulliqi, këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Slloveni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme