Kulturë

Botohen 6 poezi të panjohura të Ismail Kadaresë

Janë botuar 6 poezi të panjohura të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, që nuk ishin publikuar më parë.

Këto poezi, janë nxjerrë nga arkivi personal i shkrimtarit, për të botuar në një vëllim bashkë me shumicën e veprës poetike të Kadaresë.

“Baltiku i ftohtë”, “Taksitë e mesnatës”, “Stoli në kopshtin e Institutit ‘Gorki’”, “Ndarja në stacion”, “Zhana B” dhe “Të dy” janë titujt e këtyre poezive.

Të botuara nga Botimet Onufri, këto poezi të përfshira në një libër të vëllimshëm poetik janë përzgjedhur si Libri i javës në emisionin CODEX të KTV-së.