“Black Panther” thyen mite dhe rishkruan historinë

“Black Panther” thyen mite dhe rishkruan historinë

25 shkurt 2018 19:38

Regjisori Ryan Coogler dhe bashkëskenaristi Joe Robert Cole prekin çështjet e superheronjve afro-amerikanë me një film surreal dhe të potershëm, i cili është version i legjendës së “Marvel”, “Black Panther”, në të cilin argëtimi i të gjithë atyre që janë të përfshirë e mbush filmin me argëtim.

Është një aksion-aventurë me origjinë në mite, i cili nuk u ngjason filmave konvencionalë me superheronj dhe më shumë është si një “Brigadoon” radikal ose një aventurë në delirium nga Jules Verne ose Edgar Rice Burroughs.

Këta ishin krijuesit e miteve në epokën e kolonializmit, ekzotizmi i të cilëve duhet të ketë shërbyer si influencë për Stan Lee dhe Jack Kirby, kur ata shpikën stripat në vitet ’60 duke furnizuar fuqishëm afro-futurizmin në “Black Panther” që brezat e fansave e kanë çmuar dhe rivendosur si një alternativë për pop-kulturën me amerikanët e bardhë. Por është futurizmi që “Black Pantherit” ia jep fuqinë e vet dalluese.

Chadwick Boseman portretizon T’Challa, një princ i bukur, i ndjeshëm me fytyrë fëmijërore dhe në stilin e tij ka diçka introspektive, të prekshme dhe vetëkërkuese. Pas vdekjes së babait të tij, T’Challa arriti të ngjitej në fron të shtetit fiktiv afrikan Wakanda, i cili shtrihet në pjesën perëndimore të liqenit Viktoria, në territorin i cili është i okupuar në jetën reale nga Uganda, Ruanda dhe veriu i Tanzanisë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme