Kulturë

Beteja e letërsisë për liri

Në fund të viteve të 80-ta në Gadishullin e trazuar Ballkanik, ashtu sikurse edhe në pjesën tjetër të Evropës, shembeshin muret e komunizmit dhe hapeshin perspektiva për integrime euro-atlantike.

Për popujt që përjetuan tiraninë dhe shtypjen komuniste, kjo ishte dita e shumëpritur e lirisë. Mirëpo, për shqiptarët e Kosovës, gjërat morën kahe tjetër. Në këtë rrëmujë ngjarjesh e zhvillimesh të shpejta globale, ata u gjenden para regjimit brutal të Serbisë, ku shpërtheu një hegjemoni e tërbuar nacionaliste kundër shqiptarëve të Kosovës, shkruan sot Ndrue Uka në Koha Ditore.

Atëkohë, vendi ynë, i shkëputur padrejtësisht nga trungu amë, Shqipëria, përjetonte një ferr të vërtetë. Në Beograd, projektohej robëria dhe shtypja mbi shqiptarët. Kjo bëhej nga politika, përkrahej nga Kisha serbe dhe nga shkrimtarë e akademikë në zë. Ndërkaq, në anën tjetër, në Prishtinë, po ashtu, projektohej liria dhe shkëputja e prangave të robërisë.

Kjo ishte betejë e pabarabartë, në kuptimin e plotë të fjalës: shqiptarët e Kosovës përballë regjimit të egër ushtarak e policor, ishin të armatosur me të vetmen gjë, ligjërimin, pra letërsinë si alternativë. Pa dyshim, kjo betejë, si të gjitha betejat e mëdha, nisi me fjalë dhe përfundoi me luftë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.