Tash e tetëmbëdhjetë vjet pas luftës është ngjarja kryesore e Muzeut të Kosovës. Ky institucion të premten ka hapur dyert për publikun duke u prezantuar me një ekspozitë që pavarësisht ndryshimeve që mund të ketë në vazhdim, do të jetë aty për të shpalosur historinë e vendit qysh prej kohës së neolitit e deri në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
Nëpërmjet një interpretimi të muzikantëve dhe valltarëve të ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota”, MK-ja ka pritur vizitorët e asaj që quhet ekspozita e përhershme e edhe ekspozita bazë, shkruan sot Koha Ditore.
Krejt ata që ia mësyjnë katit të parë të institucionit do të përballen me njërin prej artefakteve më me nam të Kosovës, “Hyjneshën në fron”. E afër saj është edhe “Medaljoni i Probit”, që për nga pesha arkeologjike, është i rëndësishëm pothuajse sa vetë “Hyjnesha...” që dikur bënte krenare edhe ish-Jugosllavinë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
24 shkurt 2018 16:02
-
Shpërndaje në: