Gjenocidi si retorikë në propagandën serbe

Gjenocidi si retorikë në propagandën serbe

24 shkurt 2018 14:08

Nuk është qëllimi që të hidhen poshtë përmasat e masakrave të kryera prej ustashëve nga viti 1941 deri më 1945 (që ishin të tmerrshme, por ishin kryer vetëm me aprovimin e një pakice të popullsisë kroate) dhe terrorin që e mbolli në zemrat e popullit serb. Kroacia e Paveliqit, mbetet pas Gjermanisë naziste, “regjimi më i përgjakshëm i gjithë Evropës hitleriane. As Italia fashiste, e as Franca e Vichyves, apo Sllovakia, Hungaria ose Rumania nuk përjetuan diçka të ngjashme”.

Në këtë sens, një prej gabimeve të presidentit Tugjman, në momentin e pavarësisë së Kroacisë, do të ishte mosofrimi i kërkimfaljes solemne serbëve për regjimin e Paveliqit; ai nuk shkoi (qysh bëri Willy Brandt, ta zëmë, kur shkoi në geton e Varshavës) të përulej në gjunjë në Jasenovac, që t’i siguronte se Kroacia e re nuk do të prodhonte më urrejtje të tillë, shkruan sot Koha Ditore.

Një gjest si ky nuk do ta çarmatoste fare agresivitetin e Beogradit, por do të kishte ndikim të menjëhershëm simbolik – do të vërtetonte se republika e re, në ankth për t’iu bashkuar Evropës, po zgjaste dorën për pajtim dhe drejtësi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme