Kulturë

Kultura nuk është triviale, por madhështi e njeriut

Kultura ka kulturë dhe si e tillë ka filluar të kërkojë një autonomi tjetër për vetveten. Çdo gjë që po ndodh sot në kulturë, e sidomos tregtimi dhe politizimi i saj, po zhvillohen në një mënyrë triviale dhe pothuajse të vetëkuptueshme.

A jemi ne kolektivisht fajtorë që e lejuam këtë proces të etablohet? Po ta elaboronim rrugëtimin evolutiv të materializimit të kulturës dhe njëkohësisht krahasimin me artin e mirëfilltë, rezultati do të ishte baras me zero; pra do të gjendeshim përsëri në “Greenwich” të veprimit. A është e mundur që edhe brumi i mirë të ndikohet prej shumicës, të cilët ende jetojnë jetë analoge në një mosmarrëveshje eklatante, ku përmes substitucioneve i vërsulen institucioneve me moto ”nëse dëshiron të njihesh, të akceptohesh (...), mësohu të veprosh`. Përse ndodhin këto mosmarrëveshje?

Deficiti në njohje dhe lobim është fenomen kulturor dhe shoqëror (tek ne, disa nuk ngihen me njohje), nuk mund të mbyllesh dyert nëse ka ende dritare të hapura, shkruan sot Arbnore Ramadani-Dragaj në Koha Ditore.

Në momentin kur zgjidhja synon të bëhet problem, nxitet polariteti si dhe arrihet mundësia që frustracioni të metamorfojë në tolerancë dhe në këtë mënyrë të mësohemi të jetojmë me ambivalencë (të jemi me veten në paqe). Dhe pikërisht për hir të bashkëpunimit korelativ, shpeshherë do të duhej duruar ambivalencën.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.