Galeria Kombëtare fton adoleshentët në “laboratorin e kreativitetit”

Galeria Kombëtare fton adoleshentët në “laboratorin e kreativitetit”

23 shkurt 2018 17:55

Galeria Kombëtare e Kosovës përmes faqes zyrtare ka konfirmuar se nga 11 marsi deri më 15 qershor do të mbajë kurse për edukimin e adoleshentëve në art.

Në “laboratorin e kreativitetit” GKK thotë se kanë të drejtë të aplikojnë të rinjtë e moshës 13-18 vjeç, transmeton Koha.net. Afati i fundit për regjistrim në këto kurse të edukimit është 8 marsi.

“Bashkoheni me Galerinë Kombëtare të Kosovës për një punë praktike frymëzuese. Mësoni një shumëllojshmëri të mediave dhe stileve artistike përmes: Eksplorimit të koleksionit të GKK-së, kursit të fotografisë, krijimit të veprave artistike bashkëkohore, instalacione, media dhe video art”, thuhet në postimin e Galerisë Kombëtare.

Regjistrimi dhe ndjekja e kursit është pa pagesë dhe të gjitha shpenzimet i mbulon Galeria Kombëtare e Kosovës.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme