“Hëna” e kompozitorit shqiptar, premierë botërore në Poloni

“Hëna” e kompozitorit shqiptar, premierë botërore në Poloni

23 shkurt 2018 10:30

Prishtinë, 23 shkurt - Teoria e ndarjes së hënës është diskutuar për një kohë të gjatë nga shkencëtarët dhe fotografia e NASA-s, e bërë nga “Apollo 10” më 1969 është përdorur nëpër shumë formulime në internet, për ta dëshmuar këtë.

“Përveç kësaj, unë isha po ashtu shumë i mahnitur nga fakti që njëra pjesë e hënës është gjithmonë e fshehur nga shikimi ynë, dhe asnjëherë nuk mund ta shohim anën e errët të hënës, por gjithmonë e shohim vetëm anën e ndritshme të saj”, e zbërthen kompozitori Artan Hasani, inspirimin për ta shkruar veprën e titulluar “The Moon” (Hëna).

E ndarë në dy seksione – ana e ndritshme dhe ajo e errët – së fundi është interpretuar premierë botërore në Poloni, nga një formacion kamertal. Këtë e ka bërë kuarteti i harqeve “Nella Fantasia”, që përbëhet nga studentë të muzikës në qytetin polak Przemyśl. Ky formacion është themeluar në vitin 2016 dhe përbëhet nga Mazurek dhe Anna Betleja në violinë, Katarzyna Kociuba në violë dhe Aleksandra Baszak në violonçel. Qysh prej themelimit, formacioni ka qenë goxha aktiv me koncerte të ndryshme.

Kjo nuk është hera e parë që një vepër e Hasanit interpretohet jashtë kufijve të vendit. Veprat e tij “Labyrinth” në korrik të vitit që shkoi ishte interpretuar në Tokio nga trio “Flute Trio Fioritura”, në Maqedoni nga “Ad libitum Trio”. Më pas ishte interpretuar edhe në Kosovë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme