Kulturë

Visar Morina me “Exile” në elitën e kinematografisë gjermane

Prishtinë, 23 shkurt - Me “Exile” – një film që ende pa nisur xhirimet ka marrë çmim prestigjioz për skenar e që ka tubuar rreth vetes emra të njohur të filmit – regjisori kosovar Visar Morina e ka bërë hapin e parë drejt elitës së kinematografisë gjermane.

Aktorët e njohur gjermanë, Sandra Hüller dhe Rainer Bock, e kanë konfirmuar që do të jenë pjesë e filmit që shtjellon rrëfimin e një shqiptari. Morina do ta drejtojë dyshen në shesh xhirim, në gusht të këtij viti. I gjithë finalizimi i projektit “Exile” është parallogaritur të kushtojë mbi 3 milionë euro dhe realizimi i tij bëhet në bashkëpunim me “Komplizen Film”. Me udhëheqës të kësaj kompanie, Morina kishte rënë dakord ta realizojë projektin e radhës, kur qe takuar në korrik të vitit 2015 në Festivalin e Filmit në München – ku projekti debutues i regjisorit kosovar në film të gjatë, “Babai”, mori tri çmime.

Morina tash e ka bindur që ta ketë në ekip edhe Hüllerin – e njohur për rolin në dramën “Requiem” të Hans-Christian Schmid, e që më pas mori nam ndërkombëtar për portretizimin e Ines Conradit në filmin “Toni Erdmann” të regjisores Maren Ade, që ishte nominuar për “Oscar” në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj vitin e kaluar. Ndërsa Rainer Bock është aktor gjerman i njohur si aktor i skenës teatrore për gati 25 vjet (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

{gallery}