Ish-kryeredaktori i Rilindjes kujton ribotimin e saj 19 vjet pas

Ish-kryeredaktori i Rilindjes kujton ribotimin e saj 19 vjet pas

22 shkurt 2018 18:10

Binak Kelmendi, ish-kryeredaktor i gazetës Rilindja në ribotimin e saj në kohën e luftës, ka kujtuar momentet e para 19 vjetësh.

Ribotimi i “Rilindjes” erdhi 9 vjet pasi ajo ishte ndaluar së botuari nga regjimi serb.

“Për ata që duan ta mbajnë në mend, për ata që e kanë harruar, për ata që duan ta harrojnë, si sot para 19 vjetësh, në kushte lufte, në Prishtinë u ribotua ‘Rilindja’, gati 9 vjet pas ndalimit prej Serbisë. Ballina e gazetës me 22 shkurt 1999. Nuk ishte sakrifice e vogël dhe as e lehtë”, kujton Kelmendi.

Ai tregon tutje se gazeta u botua deri më 24 mars 1999, ditën e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.

“Në përgatitjen dhe shtypjen e saj ndihmuan edhe shtëpi dhe shtypshkronja private. Gjate kësaj kohe isha kryeredaktor dhe falënderoj për përkushtim e bashkëpunim ish-drejtorin Blerim Stavilecin dhe te gjithë ata që ndihmuan në ringjalljen gjatë luftës të Feniksit informativ, arsimor kombëtar. Falje për mos përmendje të tyre”, ka shkruar Kelmendi në profilin e tij në Facebook, duke e shoqëruar këtë postim me fotografinë e ballinës së parë nga ajo periudhë e Rilindjes.

Image

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme