“Republika në udhëkryq”, kronikë e dekadës së Kosovës si shtet

“Republika në udhëkryq”, kronikë e dekadës së Kosovës si shtet

22 shkurt 2018 08:50

Prishtinë, 22 shkurt - Analiza që për fokus kryesor ka dekadën e Pavarësisë së Kosovës, por edhe rrugëtimin e mëhershëm të vendit, rezulton me konkluzionin se Republika është në udhëkryq. Përmbledhja me ese që shoshit politikën kosovare nëpërmjet objektivit të një sociologu, pos analizës, jep edhe disa propozime për ndërtimin e një narrative për të kaluarën, të tashmen e të ardhmen. I promovuar të mërkurën në Fakultetin Filozofik, libri “Republika në udhëkryq” i sociologut Gëzim Selaci është cilësuar si vepër që lë mbresën e një tematizimi shoqëror për dilemat e shumta që krijohen në një shtet të ri.

Recensenti i librit, sociologu Ibrahim Berisha ka thënë se Selaci kryesisht përmes eseve sociologjike, krijon identitetin e tij publik kritik për shumë nga temat aktuale të shoqërisë dhe shtetit të Kosovës. Ai ka thënë se Selaci shkruan për partitë dhe politikën, spikat shumë nga defektet e ndërtesës së madhe politike dhe të dhomave të saj, partive, që ngrenë në kult militantizmin dhe militantizmin e institucioneve duke përjashtuar depolitizimin, konkurrencën e cilësinë.

“Gjithmonë kur ka një pse ka edhe një sepse, pasi bazuar në analizën e Gëzimit, një nga burimet e telasheve të mëdha në demokratizimin e shoqërisë sonë, është edhe vetë sistemi zgjedhor, zgjedhja e politikanit për autoritet fisi, mëhalle, rajoni a klientele politike dhe jo politikan që ndjek dhe përfaqëson interesin e qytetarit, atij që paraqet shumicën e shoqërisë së Kosovës dhe është i mënjanuar nga vendimmarrja”, ka thënë Berisha (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme