Kulturë

Shteti ende pa asnjë plan menaxhimi për monumente

Më shumë se një vit pasi shteti shpalli Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përhershme, nuk ka asnjë plan menaxhimi për asetet që gëzojnë këtë status, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në vendimet nëpërmjet të cilave 23 prona të trashëgimisë kulturore shpallen nën mbrojtje të përhershme ceket ky detyrim: “Obligohet Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që brenda afatit gjashtë (6) muajsh të hartojë planin e administrimit”, shkruhet në secilin vendim të nxjerrë nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore në nëntor të vitit 2016.

Por realisht ende Ministria e Kulturës nuk ka aprovuar asnjë plan menaxhimi apo administrimi. Për shumicën e monumenteve as nuk kanë nisur të hartohen këto dokumente.

Sipas Ministrisë së Kulturës tashmë janë gati disa dhe pritet që shpejt të miratohen... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)