Kulturë

“Sarabande” për Petrit Çekun premierë në Zagreb

Në dimrin e vitit 2014, muzikanti nga Kosova që ka shkelur skena prestigjioze, e kishte ftuar miken e tij regjisore ta përcillte gjatë realizimit të projektit të ri. Kitaristi Petrit Çeku kishte vendosur t’i incizonte në kitarë suitat e Bachut për violonçel dhe Kaltrina Krasniqi e kishte shoqëruar atë në Spanjë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ne të dy njihemi për rreth një dekadë dhe prej afër përcillnim punën e njëri-tjetrit. Çka në vazhdimësi më fascinon me të, por edhe virtuozët e tjerë të muzikës serioze, është fakti se sa natyrshëm bashkëjetojnë me të tashmen dhe të kaluarën”, thotë Krasniqi, autore e dokumentarit që do ta ketë premierën në ekranin e festivali prestigjioz në Kroaci.

“Andaj, ky ishte një rast special që të gjeja përgjigjet e mia, por gjithashtu sepse Petriti po ashtu rrallë incizon punën e tij. E vetmja arsye pse e bënte këtë ishte se ndihej i gatshëm të dokumentonte veten në këtë moment të zhvillimit profesional”, shton Krasniqi tek shpjegon sesi kishte zënë fill “Sarabande” – dokumentari që të hënën e 26 shkurtit do të shfaqet për të parën herë në “ZagrebDox”, në kuadër të konkurrencës rajonale. Në këtë festival, dokumentari për Çekun do t’i ketë edhe dy shfaqje të tjera, më 28 shkurt dhe më 3 mars... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)