Sopi: Refuzimi i dramës “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit” nga Surroi, ishte politik

Sopi: Refuzimi i dramës “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit” nga Surroi, ishte politik

20 shkurt 2018 18:42

Drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Agim Sopi, në emisionin “Express” të KTV-së, ka folur për refuzimin e dy dramave të reja, të cilat do t’i shtoheshin repertorit të Teatrit.

Ai ka thënë se Teatri ka qenë në negociata me dy regjisorë për realizimin e dy teksteve të dramave, njërën për Skënderbeun për hir të 550 vjetorit të vdekjes së tij dhe “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit” i dramatizuar nga Veton Surroi.

Sopi ka thënë se tekstin e “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit” e konsideron si në ndër dramat më të mira të shkruara në dramaturgjinë moderne shqiptare dhe se bordi e refuzoi për shkaqe politike.

“Kemi pasur tekstin për Skënderbeun për hir të 550 vjetorit të vdekjes dhe tekstin e ‘Shfaqja e fundit e Marie Gjonit” e Veton Surroit, që e konsideroj si një ndër dramat më të mira të shkruara në dramaturgjinë moderne shqiptare dhe të refuzosh një ndër tekstet më të mira pa asnjë arsye estetike por politike, mendoj se është e papranueshme”, ka thënë drejtori i TKK-së, Agim Sopi në KTV.

Në një shtet të mirëfilltë që respektohet ligji, sipas Sopit, bordi që refuzoi tekstin e “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit” do të shkarkohej menjëherë.

“Ai bord do të shkarkohej atë ditë që ka refuzuar këtë tekst”, ka shtuar ai.

Për refuzimin e tekstit të Surroit, Sopi ka thënë se është ankuar edhe në Ministrinë e Kulturës, por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

“Nuk kam marrë përgjigje, ligjet tek ne interpretohen si na do qejfi. Ligji kurrkund nuk thotë se nga katër tekste zgjidhen dy, ligji thotë se nga dy të zgjidhet një. Ligji përcakton saktë, nuk ka interpretime figurative, përzgjidhen nga dy propozime njëri”, ka thënë veç të tjerash Sopi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme