Treshja e aktorëve dhe rrëfimi kosovar mirëpriten në “Berlinale”

Treshja e aktorëve dhe rrëfimi kosovar mirëpriten në “Berlinale”

20 shkurt 2018 08:57

Regjisorja Sarah Veltmeyer dhe tre aktorë nga Kosova kanë pozuar në fotografinë që dokumenton emocionet e tyre pas pritjes së mirë që i bëri audienca e “Berlinales” filmit “Kiem Holijanda”.

Fotografia e shpërndarë nëpër rrjete sociale u realizua pas premierës së filmit në festivalin prestigjioz, në kuadër të programit “Generation 14 plus”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me “Kiem Holijanda”, treshja nga Kosova u është bashkuar yjeve të filmit që kanë parakaluar në edicionin e 68-të të festivalit të filmit në Berlin, si Robert Pattinson, Bill Murray, Tilda Swinton e të tjerë.

Të dielën, në ditën e pestë të “Berlinales”, filmi u dha në kinemanë “CinemaxX”. Një tjetër shfaqje do ta ketë të enjten në kinemanë “HKW” me kapacitet mbi një mijë vendesh e pastaj më 24 dhe 25 do të shfaqet në “Cubix” , që ka kapacitet mbi 700 vende.

Në një fshat të izoluar në Kosovë, 13 vjeçari Andi (Andi Bajgora) shet qumësht. Ai mundohet të kursejë para për ta blerë një telefon celular. Vëllai i tij më i madh, Floristi (Florist Bajgora) e ka një ëndërr krejtësisht tjetër, për të cilën familja nuk është në dijeni. Në kastë është edhe aktori kosovar Shpëtim Kastrati.

Në kuadër të “Market Screenings” atje janë shfaqur filmat “Martesa” nga Blerta Zeqiri dhe “Kthimi” nga Kastriot Abdyli... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme