Kulturë

Buxheti pa rritje rrezikon planet e institucioneve kulturore

Prishtinë, 16 shkurt - Ministria e Kulturës ka përgjysmuar krejt kërkesat institucionale për financimin e projekteve kulturore për këtë vit. Institucionet qendrore të kulturës që janë nën vartësi të MKRS-së kanë kërkuar buxhet prej 4 milionë e 117 mijë eurosh, përderisa u janë ndarë 2 milionë e 86 mijë euro.

Me ndarjen e buxhetit tashmë është konfirmuar se buxheti i MKRS-së për përkrahjen e institucioneve të kulturës mbetet i njëjtë me atë të vitit të kaluar, siç ka raportuar gazeta muajin e kaluar, ani pse ndryshe kishin pritur ata që varen prej këtyre mjeteve.

Realisht MKRS-ja ua ka reprizuar buxhetin e vjetëm tetë institucioneve të saj, të cilat kishin kërkuar e pritur ngritje. Kjo ka ndodhur me gjithë faktin se MKRS-ja sivjet në tërësi ka 34 milionë euro, gjysmë milioni më shume sesa ai që iu përcaktua për vitin 2017. Pas këtij vendimi, institucionet e kulturës do të detyrohen të heqin dorë nga disa projekte të planifikuara për këtë vit kalendarik (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.