Në New York ekspozita “Frymëmarrja e Jetës së re” sjell kujtime të luftës dhe bukuritë e Kosovës

Në New York ekspozita “Frymëmarrja e Jetës së re” sjell kujtime të luftës dhe bukuritë e Kosovës

15 shkurt 2018 23:26

Konsullata e përgjithshme e Kosovës në New York, ka nisur aktivitetet për ta kremtuar dekadën e parë të pavarësisë së vendit, duke hapur ekspozitën fotografike të titulluar “Frymëmarrja e Jetës së re”.

Fotografitë e prezantuara në këtë ekspozitë janë shkrepur në pjesë të ndryshme të Kosovës nga fotografët Shkëlzen Rexha dhe Arben Llapashtica.

Këto fotografi sjellin disa kujtime të luftës, si dhe bukuritë dhe zejet e shtetit më të ri të botës.

Teuta Sahatqija, e cila është konsulle e përgjithshme e Kosovës në New York, u shpreh e lumtur që dy artistë të njohur, përmes fotografive sollën copëza të përzgjedhura nga viset e ndryshme, zejet, veshjet, tradita dhe disa kujtime nga Kosova.

Ngjarjet, të cilat organizohen nga Konsullata e përgjithshme e Kosovës për ta shënuar dhjetëvjetorin e Pavarësisë, do të përfundojnë me një koncert, i cili i dedikohet këngëtares legjendare, Nexhmije Pagarusha.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme