“Agnus Dei” shpërblehet me një tjetër çmim në Amerikë

“Agnus Dei” shpërblehet me një tjetër çmim në Amerikë

15 shkurt 2018 10:14

Filmi Kosovar ‘Agnus Dei’ me skenar dhe regji të Agim Sopit, ka triumfuar në festivalin Global Motion Picture Awards, i cili ka përfunduar mbrëmë me një mbrëmje ceremoniale në Beverly Hills të Kalifornisë.

Ndër shtatë filmat e nominuar filmi kosovar AGNUS DEI, ka fituar çmimin e filmit më të mirë /Best Picture/ dhe Çmimin e fotografisë më të mirë /Best Cinematography/ - Menduh Nushi.

I cilësuar si një Festë Kinematografike e krijuar me profesionalizëm, me imazh individualist onirik që të bënë opsesiv për një kohë të gjatë…(Global Motion Picture Awards), ‘Agnus Dei vë në dukje tragjedinë me peshë të përbashkët të secilit konflikt, ndodhitë më intime të gjurmëve familjare; ne një ndërthurje diabolike që nxjerr në pah pjesën e errët të çdo koshience dhe tkurrë në efekt kolateral të pashmangshëm edhe masakrat e të pafajshmëve dhe gjithandej, len të hapur rrugën e shpengimit dhe rigjenerimit përmes dashurisë.’ (Govani Campanelle). ‘Ndonjëherë mënyra më e mirë për të rrëfyer një ngjarje të madhe është që ta bëshë atë të vogël. Filmbërsit e ‘Agnus Dei’ me menquri e kanë zgjedhur këtë rrugë duke eksploruar kuptimin e luftës serbo-shqiptare përmes një familjeje nga të dy anët e frontit. Një film i punuar tepër mirë me performaca mahnitëse’.(Leslee Scallou) ‘…një film që të rrëmben dhe të bënë ta shohish me një frymë. Dhe pasi ta kesh parë të lenë të stepur dhe të zgjon kurreshtjen që ta shohish përsëri e përsëri, vazhdimisht duke të zhytë thellë e më thellë deri në pafundësitë e shtresave të ndryshme estetike e kuptimore. (Diego Gonzales).

Në festivalin e Beverlly Hills-it juria shtatë anëtarësh, ka shpallur fituesit e festivalit edhe në disa kategori: Regjisori më i mirë, është shpallur Cati Gonzales nga SHBA. Aktorja më e mirë francezja Clementine Celarie për rolin kryesor në filmin ‘A thousand Pieces’, çmimi për kompozimin më të mirë, e ka fituar filmi ‘Tracks of Time’ i regjisorit Martin Ferrari Freire nga Argjentina, etj.

Me këto dy çmime të reja AGNUS DEI, shënon 95 çmime ndërkombëtar të fituara nga më shumë se 200 festivale në të katër anët e botës.

Agnus Dei, shtjellon dramën e Petrit, një të riu rreth të tridhjetave,i cili bënë një jetë të dëshpëruarish me të ëmën Maria dhe burrin e saj Stojanin në një fshat në Serbi. Petri, ka lindur në Kosovë nga një ‘dashuri e ndaluar’ mes nënës së tij Mari dhe babait shqiptar Dinit. Petri, cytet nga e ëma dhe rrethi që të shkoj në luftën e Kosovës. Ai do të ikën nga lufta për në perendim, por mobilizohet dhunshëm dhe regrutohet në një njësit ushtarak në luftën e Kosovës. Në një aksion të përgatitur në shenjë hakmarrjeje, Petri vret babanë e vet Dinin, të cilin nuk kishte arritur asnjëherë ta njoh. Duke mos mundur të duroj krimet arbitrare në njësitin e tij, Petri dezerton nga ushtria. Ai merr me vete të bijën e Dinit, Marien dhe ikën. Gjatë një rrugëtimi të vështirë, Petri dhe Maria bien në dashuri. Ata arrijnë të kthehen në shtëpinë e Petrit. Gjatë raporteve të tensionuara me të ëmën, Petri mëson se ka vrarë babanë e vet biologjik dhe se është dashuruar në motrën e vet. Duke mos mundur ta përballoj dramën e papritur, ai bën vetëvrasje.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme