Kinematografia kosovare në “Berlinale” me shpresë për bashkëpunime

Kinematografia kosovare në “Berlinale” me shpresë për bashkëpunime

15 shkurt 2018 12:05

Prishtinë, 15 shkurt – Me qëllimet e vjetra – promovimin e kinematografisë kosovare e gjetjen e mundësive për bashkëpunim me kineastë të botës – dhe një katalog me tituj të ri filmash të realizuar së fundmi, Qendra Kinematografike e Kosovës edhe sivjet do të bëhet pjesë e tregut të festivalit me nam. Një shtand i përbashkët me Shqipërinë, tashmë është rezervuar në hapësirat e tregut të filmit në edicionin e 68-të të festivalit të filmit “Berlinale”, që hapet sot (e enjte).

Dy filma nga Kosova do të shfaqen në kuadër të “Market Screenings”, derisa një ekip i QKK-së do të zhvillojë takime me programerë të festivaleve të njohura të filmit. Do të jenë prezent prej hapjes e deri më 23 të këtij muaji.

“Filmat që do të shfaqen janë: 'Martesa' nga Blerta Zeqiri dhe 'Kthimi' nga Kastriot Abdyli. Gjatë kësaj kohe, QKK-ja do të takohet me producentë të huaj, me kompani të shitjes, me distributorë, me programerë të festivaleve si dhe me partnerët e saj të jashtëm”, ka thënë Vesa Qena, përgjegjëse për marrëdhënie me publikun në QKK (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme