Transformimi i “Porgy and Bess” provokon debat mbi lirinë artistike

Transformimi i “Porgy and Bess” provokon debat mbi lirinë artistike

11 February 2018 21:06

Inskenimi i ri që i ka bërë Opera Shtetërore Hungareze operës “Porgy and Bess” të vitit 1935, shtron pyetjen sesa larg mund të shkojë liria artistike.

Versioni hungarez i operës, i realizuar nga Andras Almasi-Toth e ka një kast ku dominojnë të bardhët, sado që origjinali i George Gershwinit përfshinte afro-amerikanë klasikë të trajnuar, shkruan “Deutsche Welle”, transmeton “Koha Ditore”. Opera është bazuar në romanin e vitit 1925 “Porgy” dhe në një shfaqje të mëvonshme që rrëfen historinë e dashurisë ndërmjet një lypësi dhe një të varuri nga droga, nën racizmin dhe dhunën, që ndodh në një komunitet fiktiv në Charleston, në Karolinën e Jugut.

Skenari, muzika dhe temat e operës janë të rrënjosura në kulturën afro-amerikane dhe vështirësitë historike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pse do ta zgjidhte Opera Shtetërore Hungareze, në mënyrë kaq të dukshme, ta ndryshonte rrëfimin duke vënë në kastë këngëtarë të bardhë, dhe duke e vendosur ngjarjen në një kamp refugjatësh në një strehimore në aeroport? Siç u theksua në një artikull të botuar më 30 janar në “The New York Times”, kjo lëvizje qartësisht përdhunon dëshirën e kompozitorit dhe ekipit që shkroi tekstet, George dhe Ira Gershwein, “trashëgimia e të cilëve tregon që opera duhet të performohet vetëm nga kasta me ngjyrë”.

Szilvester Okovasc, drejtor gjeneral i Operës Shtetërore Hungareze, i ka thënë “New York Times” se kontrata ndërmjet shtëpisë së tij operistike dhe agjentit të trashëgimisë së Gershwin, Tams-Witmark në New York, nuk përmendte në mënyrë specifike kufizimet lidhur me kastën. Duke u mbështetur në një bisedë nga negociatat e kontratës, Okocasc, i ka thënë gazetës: “Ata thanë vetëm një kastë me krejt afro-amerikanë, asgjë tjetër”.

“Por ne nuk e pamë këtë në kontratë”, ka theksuar ai për gazetën. “Ne e kemi kontratën dhe në të nuk përdoret kjo gjuhë”.

Sidoqoftë, “Tamks-Witmark” kishte parashikuar që shtëpia operistike do ta shtonte një fjali në të gjitha materialet e shtypura.

Jim Colleran, drejtor i komunikimit për “Tams-Witmark Music Library”, i ka thënë revistës online “Opera Wire”, që programi i marketingut i kompanisë operistike, tani e përfshin edhe deklaratën shoqëruese: “Mënyra sesi është prodhuar në këtë produksion “Porgy and Bess” është e paautorizuar dhe është në kundërshtim me kërkesat për prezantimin e veprës”.

Okovasc i ka thënë “The New York Times” që qëllimi në ndërrimin e inskenimit dhe kastës së produksionit të Operës Shtetërore Hungareze është për ta nxjerrë operën “jashtë kontekstit, në mënyrë që të mos lidhet me një vend specifik” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme