“Roman J. Israel, Esq” me dramën e avokatit

“Roman J. Israel, Esq” me dramën e avokatit

11 February 2018 19:05

Me gjithë ngarkimin dhe detajet e elaboruara, me stilin e flokëve, xhaketat e syzet, personazhi i Denzel Washingtonit pak e shumë e mban gjallë filmin “Roman J Israel, Esq”.

Skenaristi dhe regjisori Dan Gilory rrëfen historinë e ndërlikuar rreth një burri brenda sistemit gjyqësor, i cili kalon nëpër kohë të vështira shpirtërore, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Ma kujtoi pak filmin e vitit 2007, “Michael Clayton”, ku luan George Clooney si ligjvënës me probleme, me skenar e regji të vëllait të Gilroyt, Tony.

Me një dozë të vetëbesimit dhe më shumë cinizëm gazmor, historia e Roman J. Israel, mund të kishte qenë një triler i jashtëzakonshëm noir, i atillë që Elmore Leonardo dhe Michael Connely do ta kishin ëndërruar. Në vend të kësaj, aty ka sentimentalizma të buta që i mjegullojnë efektet dramatike të gjithçkaje, përfshirë vetë dilemën e Romanit dhe pasojat e veprimeve të tij.

Washington është avokati Roman J. Israel. Ai është veteran i drejtësisë sociale dhe punëtor pro bono në kohën e Black Pantherit: një lloj i dhomës së fshehtë në një praktikë për dy persona, ku bën hulumtime dhe merret me dokumente, derisa partneri i tij i jep zjarr në gjykatë.

Ai përbuzë sistemin kompjuterik dhe softverët të cilët mbajnë incizime të rasteve të ndryshme, dhe në vend të tyre favorizon grumbullin e letrave, duke krijuar kështu një univers të informacioneve të cilat vetëm ai mund t’i kuptojë dhe të cilat për vite të tëra janë vendi ku ai është ndier tërësisht rehat. Ai është i ngadalshëm, i çrregullt, me një xhaketë të madhe dhe flokë kaçurrela; Roman duket sikur versioni antisocial i Don Kingut.

Kur krizat shëndetësore të partneres së tij e shtyjnë Romanin në qendër të vëmendjes, Washington tregon se si ai tejkalon diçka si lulëzim i vonshëm ose krizat e moshës së mesme, duke dëshiruar të kthehet në tension, duke ofruar që të bëjë punë vullnetare me një grup aktivistësh, por kupton se sjelljet e tij prej një maçoje dhe mospërfillëse ndaj grave nuk janë të përshtatshme.

Dhe më pas, i rrethuar papritur me kriza emocionale dhe financiare, ai përballet me një vendim fatal. Një marrëveshje e paarsyeshme e fajësimit e ka lënë atë me informacione konfidenciale, sa i përket vendndodhjes së një krimineli për kapjen e të cilit jepen para. Krejt çka Roman duhet të bëjë është të telefonojë anonimisht, dhe të pasurohet e po ashtu të jetë në gjendje ta rifillojë jetën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme