“The Music of Silence” si portret sipërfaqësor i Andrea Bocellit

“The Music of Silence” si portret sipërfaqësor i Andrea Bocellit

11 shkurt 2018 17:01

Njerëzit nganjëherë më pyesin nëse është e vështirë të shkruash kritika për filma të filmbërësve që i njoh personalisht, dhe përgjigjja gati gjithmonë është kështu: prandaj nuk shkruaj. Është shumë e lehtë të shpëtosh veten të largosh rrezikun që të mos mërzisim dikë të njohur.

“The Music of the Silence” është përjashtim, dhe nuk është kënaqësi të raportosh se filmi bën gati secilin gabim të imagjinueshëm, duke filluar me materialin e tij burimor – një memoar të Andrea Bocellit në të cilin tenori italian përshkruan verbërinë, paragjykimin dhe valët e poshtërimit dhe dekurajimit që gati e bindën që ta braktisë këngën, shkruan “The Variety”, transmeton “Koha Ditore”. Ky film biografik për yllin që ende jeton mund të tërheqë fëmijët e vegjël ose gratë e moshuara, por duket se për të gjithë të tjerët në mes është i bezdisshëm.

E kam takuar regjisorin Michael Radford derisa ishte pjesë e jurisë në Festivalin e Filmit në Monte Carlo vitin e kaluar dhe për mua ishte shumë sharmant: për dallim nga shumë filmbërës, ai nuk e ka pasur ëndërr filmin, dhe deri në moshën 20-vjeçare nuk e ka parë filmin e tij të parë.

Në një hapësirë ku regjisorë të tjerë e shpërqendrojnë veten me obsesionin për kinemanë, Radford është më shumë i përqendruar në çështjet kulturore, dhe puna e tij është e pasur me gjuhën e dashurisë (ai më së shumti njihet për filmin “Il Postino”, për potin kilian Pablo Neruda dhe vitet e tij të ekzilit në Itali) dhe në letërsi (përshtatja që i ka bërë romanit “1984” të George Orwellit vitin e kaluar)

Radford flet italisht, gjë që e bën të qartë përse ai rikthehet prapë në këtë shtet për të realizuar filma – dhe për debutimin e tij “Another Time, Another Place”, përshtatje e “Tregtari i Venedikut” i Shakespeareit – dhe ka të bëjë me zgjedhjen e tij të projektit “The Music of Silence”, vepër e trishtuar dhe ngjason me një biografi shenjtorësh në çdo kuptim.

Nëse dukem më pak i interesuar në Bocellin sesa në Radford, është thjesht për shkak se ky projekt nuk na jep asnjë arsye që të brengosemi për problemet e djalit të tij Amos. Për shkak se Amos është zëvendësues njëdimensional për Bocellin, ne e dimë se dekadat e para ishin të vështira, por që gjërat në mënyrë të jashtëzakonshme rregullohen për të në momentin që arrin në festivalin e Sanremos në moshën 34-vjeçare, ku performanca e tij e këngës “Miserere” e rock-yllit italian Zucchero arriti sukses të madh... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme