Kulturë

“The Saboteur” për njeriun që ia vuri flakën Evropës

Në “La Marseillaise”, himnin kombëtar francez, derisa kënga i ofrohet pikës kulmore, vjen vargu “Aux armes, citoyens” – për armët qytetare.

Vendosja e këtij vargu dhe vetë ai, është nxitës dhe i fuqishëm. Nga qershori i vitit 1940 deri në gusht të vitit 1944, me Francën e mposhtur dhe të okupuar, qindra e mijëra burra e gra franceze, një shifër prej 2 për qind e popullatës, e kishin bërë pikërisht këtë, duke marrë pjesë aktivisht në atë që do të quhej “rezistenca franceze”.

Në fillim të okupimit, pjesëtarët e rezistencës shpërndanin pamflete dhe ishin pre e lehtë për Gestapon, policinë sekrete gjermane. Por nga viti 1944, derisa po afrohej pushtimi i Normandisë, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Rezistenca ishte e madhe dhe efektive: telefonat e linjat telegrafike u ndërprenë, trenat u ndalën, furnizuesit me energji elektrike u hodhën në erë, e oficerët gjermanë u vranë.

Njëri prej pjesëtarëve të Rezistencës, më 1944, ishte 19-vjeçari Robert de La Rochenfoucauld, që është subjekt i librit të shkruar bukur dhe me shumë detaje, të Paul Kix, me titull “The Saboteur”. Duke qenë se ka punuar duke u mbështetur në memoarin e La Rochefoucauld të vitit 2002, dhe në një video të historisë gojore të prodhuar nga familja La Rochefoucauld, Kix ka prodhuar një narracion që është edhe frikësues edhe i fuqishëm.

Si aristokrat, La Rochefoucauld, ishte dhe dukej sigurisht si një anëtar i fisnikërisë franceze. Kjo është mënyra sesi e pasqyron Kix atë në jetën e mëvonshme: “La Rochefoucald dukej i dobët. Flokët e tij të argjendta vetëm sa kishin nisur të binin dhe ai ende e mbante shpinën drejt. Në moshën 74-vjeçare, ai mbante frymën dinjitoze të moshës së mesme. Ai kishte sy bojëkafe që e shihnin botën me një shtrembërim ironik…dhe një hundë të klasës sunduese romake. Qëndrimi i tij ishte i drejtë dhe ai ishte i gjatë...edhe karakteri i tij kishte një nuancë bronzi” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)