“Pablo Infernal” me vokalistin kosovar që po bën histori në Zvicër

“Pablo Infernal” me vokalistin kosovar që po bën histori në Zvicër

11 shkurt 2018 09:58

Sikur të ekzistonte vetura me të cilën Marty McFly dhe Doc Brown në klasikun fanta-shkencë “Back to the Future”do të udhëtonin prapa në kohë, por edhe në të ardhmen, atëherë do të mundë të thuhej se bendi “Pablo Infernal” e ka një të tillë.

Këtë ndjesi japin me muzikën e tyre që shëtisin audiencën në rock’n’rollin e viteve ’70, por edhe në tingujt e së sotmes, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndikimet e “artefakteve” të rockut janë evidente në riffat e kitarës, bateritë e pastra, ritmet e sofistikuara në bass dhe vokalin e fuqishëm që gërshetohen në një performancë plot energji.

Kështu mund të përshkruhet me pak fjalë bendi zviceran “Pablo Infernal”, i cili si vokalist ka këngëtarin kosovar që jeton në Zvicër, Altin Asllani, që njëherësh është edhe kitarist i grupit e mbi të gjitha lider i tij. Bendi në formacion ka edhe Flavio Scano në kitarë dhe zë përcjellës, Fabio Schönin në bas dhe Jan Jossi në bateri.

Në këtë formacion është prej vitit 2016. Muzika që sjell katërshja ka influenca nga bende të njohura botërore, të cilat shtruan rrugën e rock’n’ rollit, hard rockut e heavy metalit. “Beatles”, “Led Zeppelin”, “Deep Purple” edhe “Black Sabbath” janë vetëm disa prej bendeve legjendare tek të cilat “Pablo Infernal” ka gjetur elementet që përbëjnë stilin e tyre që më shumë i bën të identifikohen si një vazhdimësi e atyre bendeve, por duke ia shtuar stilit të tyre edhe elementet e muzikës së sotme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme