Vdiq Nebojsha Glogovac, aktori që la gjurmë në kinematografinë e teatrin ballkanik

Vdiq Nebojsha Glogovac, aktori që la gjurmë në kinematografinë e teatrin ballkanik

10 February 2018 20:24

Kinematografia dhe teatri serb kanë humbur njërin prej aktorëve më në zë të tyre. Të premten, në Beograd, në moshën 48-vjeçare vdiq Nebojsha Glogovac, njëri prej artistëve më të talentuar të gjeneratës së tij, që shpejt do të shndërrohej në figurë identifikuese të artit filmik në Serbi, por i pëlqyer edhe në vende të tjera të ish-Jugosllavisë.

Qysh në hapat e parë të karrierës do të shënonte ngritje të shpejtë që i dhanë atij epitetin e aktorit më të mirë jo vetëm në Serbi, por edhe në rajon. Do të bëhej kryepersonazh i filmave kult të viteve ’90, nëpërmjet të cilëve mjeshtëria e tij s’do të mbetej e panjohur edhe jashtë këtyre hapësirave, shkruan sot Koha Ditore.

Mediat e rajonit kanë raportuar se vdekja e Glogovacit është humbje jo vetëm për vendin ku jetoi e veproi, por edhe për teatrin e filmin në vendet që dikur përbënin një shtet. Qe i njohur edhe në Kosovë, veçmas për gjeneratat e mëhershme, por edhe tash, dhe atë nëpërmjet teatrit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme