“Pa mure” në kapërcim drejt lirisë

“Pa mure” në kapërcim drejt lirisë

10 shkurt 2018 18:32

Prishtinën me Grazin i ndajnë mbi 1200 kilometra. Një udhëtim direkt me veturë zgjat mbi 11 orë. Krejt tjetër është historia me mbi 20 balerinë, teknikë e anëtarë të ekipit të Baletit Kombëtar të Kosovës, të cilët në majin e 2015-s qenë nisur drejt qytetit austriak për ta shfaqur një koreografi të bazuar në rrëfimet e luftës.

Distanca u dyfishua, kur autobusi u ndalua në pikën kufitare të Kroacisë. Vizat njëdrejtimëshe të lëshuara nga Ambasada austriake në Prishtinë cungonin lirinë e lëvizjes nga Kroacia. Një vulë mbi pasaportë do t’ua pamundësonte balerinëve të vazhdonin drejt destinacionit të tyre.

Kësisoj, autobusi do të kthehej mbrapsht, drejt Serbisë. Për të kaluar Hungarinë, Slloveninë e për të mbërritur në Graz tek pas gati 25 orësh. Me gjithë stërlodhjen nga udhëtimi i gjatë, balerinët të nesërmen u duartrokitën rreth 7 minuta kur në skenën e teatrit austriak “Schauspielhaus Graz” dhanë shfaqjen “Your stories, my story” me koreografi të Darrel Toulon. Një imazh i mirë për Kosovën që duhet ta shohë Evropa, qe vlerësuar shfaqja e baletit nga asokohe deputetja austriake Ulrike Lunacek, raportuese për Kosovën në Bashkimin Evropian...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme