Lufta në Jemen kërcënon historinë

Lufta në Jemen kërcënon historinë

10 shkurt 2018 17:30

Për gati tre vjet, lufta në Jemen ka lënë të vrarë më shumë se 10 mijë njerëz, janë zhvendosur 2 milionë dhe kolera ka marrë përmasa të epidemisë në vendin më të varfër arab. Në këtë krizë humane lokalitetet historike e kulturore të Jemenit po ashtu janë prekur.

Tempulli Awwam lidh një rajon që tani është në vijën e frontit të luftës, të udhëhequr nga sauditët kundër rebelëve. Ekspertët kanë frikë se Tempulli, por edhe mrekullitë e tjera historike dhe kulturore në Jemen, përtej atyre të pranuara nga autoritetet ndërkombëtare, po ashtu u nënshtrohen rreziqeve, shkruan sot Koha Ditore.

"Të gjitha fshatrat janë historike në një mënyrë", ka thënë Anna Paolini, drejtoreshë e Zyrës rajonale të UNESCO-s në Katar që mbikëqyr Jemenin dhe vendet e Gjirit Arab. "Janë ende trashëgimi e këtij vendi. Është e trishtueshme të shohësh se çfarë po ndodh", ka shtuar ajo...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme