Dritë e re mbi tarikatin Halveti në trojet shqiptare

Dritë e re mbi tarikatin Halveti në trojet shqiptare

10 February 2018 16:32

Para pak kohësh, nga Instituti i Historisë në Prishtinë u botua libri i historianit dr. Alban Dobruna me titull “Tarikati islam Halveti te shqiptarët”. Vepra në fjalë është rezultat i punës disavjeçare kërkimore të autorit dhe është vepra e parë që merret ekskluzivisht me tarikatin Halveti ndër shqiptarë, i cili ka mjaft ngjashmëri me tarikatet e tjera, por edhe veçori të veta specifike.

Dhe derisa historiku i krijimit të rendit Halveti është i përgjithshëm që nga krijimi e deri tek përhapja e tij në Ballkan dhe trojet shqiptare, Dobruna është përqendruar kryesisht në shekullin e XX, duke e prekur pjesërisht edhe fundin e shekullit XIX, kur ky tarikat kishte luajtur rol të konsiderueshëm në mesin e shqiptarëve, shkruan sot Naser Ferri në Koha Ditore.

Tarikati halveti u pagëzua sipas nocionit halvet (arabisht khalvati), që ka kuptimin e vendit të izoluar dhe të lutjeve në vetmi. Veçori e këtij rendi është halveti-izolimi i kohëpaskohshëm dyzetditor nëpër kthina të veçanta të errësuara, pas pastrimit ritual e sakral, me qëllim të përqendrimit shpirtëror, përpjekjen e ndërprerjeve të përkohshme të lidhjeve me botën materiale dhe të bashkimit me Zotin. Pavarësisht kësaj tërheqjeje në vetvete brenda bashkësisë, halvetitë angazhohen mjaft në jetën shoqërore e politike jashtë bashkësisë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme