Refugjatët afganë marrin çmim me poezitë për ikjen drejt Evropës

Refugjatët afganë marrin çmim me poezitë për ikjen drejt Evropës

10 February 2018 14:30

“Varka u fundos dhe zemra ime që mori flakë për Evropën u ftoh”, shkruante Yasser Niksada, 15-vjeçar në atë kohë. “Bota flinte, ne të lodhur, të uritur dhe të etur qëndronim të vetëm pagjumë”. Shkrimi i Yasserit për ikjen në Evropë është lirik. Edhe kujtimet e Ghani Ataei janë prekëse: “Njerëzit në fshat mu vranë para syve. Për katër ditë nuk fola... derisa e kuptova.

Askush nuk pret asgjë prej askujt”. “Jam pa shpresë nëse bota është e shqetësuar”, vjen në përfundim 16-vjeçari. Tregimet për afganët e rinj, të mitur, të pashoqëruar, për ikjen e tyre drejt Evropës duhet të jenë zemërthyese, shkruan sot Koha Ditore.

Familjet i nisnin djemtë, por kurrë vajzat; disa prej adoleshentëve befasisht të pjekur, veçanërisht kur dëshirat e tyre për ikje i kthenin në fjalë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme