Kulturë

Gëte, edhe i shqiptarëve

Titulli fillestar i kësaj eseje ishte “Gëte shqiptar”, që shprehte dëshirën time të përvetësimit të plotë letrar e kulturor, por jo edhe realitetin. Megjithatë, duhet të jemi të gëzuar që shkrimtari i madh, universal, shkrimtari i Njeriut të emancipuar, është edhe i shqiptarëve, ashtu siç është i tërë botës së civilizuar, i kulturave që e kanë kapërcyer gardhin e ngushtë nacional dhe janë bërë pasuri e të gjithëve.

Monografia e Albulena Blakajt është libër bitematik: Gëte dhe kultura shqiptare. Është libër për krijimtarinë e gjeniut gjerman dhe libër për kulturën shqiptare, që e pranon dhe përpiqet ta përvetësojë, shkruan sot Gëzim Aliu në Koha Ditore. 

Është libër ku bëhen analiza tekstesh, krahasime përkthimesh, konstatime të sakta, pa kapërcyer kurrë në spekulime dhe ku gjejmë informacion të pasur e evidentim këmbëngulës. Një kombinim metodash nxjerr rezultate të prekshme për një lëndë që është e gjerë, dhe kërkon jo vetëm guxim intelektual, por edhe punë sistematike.

Studiuesja Blakaj, qysh në fillim e tregon qëllimin e monografisë: “... qëllimi ynë ka qenë hulumtimi i pranisë së këtij autori (Gëtes) në letërsinë dhe kulturën shqiptare” (fq. 14)...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.