Kulturë

Propaganda serbe e viktimizimit

“Ditën kur krimi mëveshët me pafajësi, me një përmbytje kureshtare që është specifike për kohën tonë, është pafajësia ajo që duhet ta justifikojë veten” – Albert Camus, “L’Homme révolté.”

“Duke mos qenë të zotë t’i fuqizojmë të drejtit, ia kemi dalë t’i bëjmë të drejtë të fuqishmit” - Pascal, Pensées 

“Ne jemi hebrenjtë e botës, në fund të shekullit të njëzetë. Jerusalemi ynë i dashur po kërcënohet prej të pafeve. Krejt bota na urren; armiku i paqëndrueshëm, një hidër me njëqind koka është përbetuar që të na shkatërrojë. Të gjithë fëmijët tanë tashmë mbajnë yllin e verdhë të padukshëm të qepur në rrobat e tyre. Jemi ne ata që kemi vuajtur gjenocidin më të keq se ai që ishte kryer nga nazistët kundër hebrenjve dhe jevgjëve, dhe bash si hebrenjtë, edhe ne duhet të nisim shtegtimin nëpër shkretëtirë, edhe në qoftë se do të zgjasë pesë mijë vjet”. Prej gojës së kujt dalin këto fjalë? Ndonjë lideri të ekzaltuar mesianik, prej kreut të ndonjë kulti protestant fundamentalist që matet me judaizmin për përpikërinë e Biblës? As që bëhet fjalë!

Deklarata të tilla janë thënë përditë, në një formë a tjetër, për vite me radhë prej partizanëve të regjimit të Milosheviqit në Beograd. Novelisti Dobrica Qosiq, kryefrymëzuesi i nacionalizmit serb dhe president i Jugosllavisë së re (Serbia dhe Mali i Zi) deri në qershorin e vitit 1993, shkruante se serbi “është hebreu i ri, në fund të shekullit të njëzetë – viktimë e të njëjtave padrejtësi, nëse jo e të njëjtave persekutime: populli i ri martir”...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.