Kulturë

Rrënohet oxhaku i ish-kombinatit të drurit, që konsiderohej monument i Ferizajt

Oxhaku i mbetur i ish-kombinatit të drurit “Tefik Çanga” në Ferizaj është bërë rrafsh me tokë. I konsideruar monument që simbolizonte periudhën e suksesshme të zhvillimit ekonomik të këtij qyteti pas Luftës së Dytë Botërore, ky oxhak, të premten e javës që shkoi, u rrënua nga një buldozer për t’i lënë vend një kompleksi privat, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në muajin maj të vitit 2017, oxhaku i ish-kombinatit të drurit që u privatizua pas luftës së fundit në Kosovë, ishte bërë pjesë e muraleve të njohura të Ferizajt. Në edicionin e dytë të “Mural Festit” që për temë kishte mbrojtjen e mjedisit, oxhaku ishte bërë me një mural me ngjyra të ylberit.

Organizatorët e “Mural Festit” që kanë qenë të pranishëm derisa është rrënuar oxhaku, kanë thënë se oxhaku është rrëzuar shkaku i rrezikut nga shembja dhe se nuk e dinë nëse Komuna ka dhënë leje për rrënim.

Të dielën, gazeta ka provuar ta kontaktojë pronarin e “Rubin Invest” dhe përfaqësuesit e Komunës së Ferizajt, por nuk kanë dhënë përgjigje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)