Kulturë

“Dejzi’s Dresses” përfaqëson Kosovën në Kinë

Glamuri dhe shkëlqimi janë veçantitë e përhershme të kreacioneve të Diellza Krasniqit, që e bëjnë atë unike në industrinë e modës në vend. Kreacionet e saj, që për një kohë të shkurtër kanë arritur të pëlqehen nga adhuruesit e modës, deri më tani janë prezantuar nën emrin “Dejzi’s Dresses”.

“Përralla” dhe “Delphinum” janë dy koleksione që disenjatorja i kishte prezantuar përmes fotosesioneve. Ajo ka krijuar veshje për femra, me synimin që t’i bëjë ato të duken mbretërore dhe t’u përngjajnë princeshave të përrallave, transmeton emisioni Express në KTV.

Por kjo veçanti nuk ka shpëtuar pa u vënë re edhe jashtë kufijve. Kohët e fundit, “fustanet e Dejzit” kanë udhëtuar në Evropë dhe në botë. Me brendin e saj “Dejzi’s Dresses”, disenjatorja kosovare u ftua në një prej evenimenteve më të rëndësishme botërore të modës.

Kjo është hera e parë që një disenjatore kosovare merr pjesë në këtë eveniment në mesin e 46 shteteve me më shumë se 130 disenjatorëve nga e gjithë bota. Për herë të parë në një intervistë, Diellza Krasniqi ka rrëfyer për emisionin Fashionista të KTV-së, se java e modës në Harbin është përcjellë nga mediat më të njohura botërore në fushën e modës, shumica e të cilave edhe janë interesuar rreth zhvillimit të kësaj fushe në Kosovë, gjatë konferencës për media të Diellza Krasniqit.

Fustanet e koleksionit “Galaxy” kanë tërhequr vëmendjen e adhuruesve të modës, duke bërë që organizatorët ta ftojnë disenjatoren kosovare edhe në edicionet tjera.

shumë rreth “Dejzi’s Dressses” dhe prezantimit në “Harbin Fashion Week” do të mund të mësoni sonte në emisionin “Fashionista” në KTV, duke filluar nga ora 22:10. Përveç tjerash, ekskluzivisht do të mund të ndiqni edhe koleksionin “Galaxy” përmes sfilatës së mbajtur në Kinë.