Kulturë

“Shota” dhe Ansambli Popullor i Shqipërisë të premten i këndojnë pranverës në Prishtinë

Descriptive Text

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, do t’i këndojë edhe kësaj radhe ardhjes së pranverës.

E veçanta e koncertit të sivjetmë është se i dedikohet doajenit të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, Ismet Bogujevci.

Ky është një koncert i përbashkët në mes të AKKV “Shota” dhe Ansamblit Popullor të Republikës së Shqipërisë. Koncerti tradicional “T’i këndojmë pranverës”, organizohet në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor, shkruan KultPlus.

Koncerti do të vijë nën udhëheqjen artistike të Ylber Asllanaj dhe Gerti Druga.

Në koncert do të marrin pjesë edhe grupi polifonik “Bilbili” i Vlorës.

Koncerti do të mbahet në sallën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, më datë 24 mars, në ora 19:00.