Kulturë

Gjergj Kastrioti, strateg e simbol i tolerancës në artefaktet e koleksionistit

Prishtinë, 18 janar - Një letër e shkruar nga dora e Skënderbeut, drejtuar kardinalit të Fermos në Itali, Domeniko Kapranikas, me të cilën i kërkon ndihmë kundër turqve, ka zënë vend në ballë të hapësirës në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës në Prishtinë. Është veç një prej dëshmive të shumta që dokumentojnë jetën e veprën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu.

Në anën e majtë, në mur, është shtrirë kronologjia që thekson disa prej ngjarjeve më të rëndësishme prej ditës së lindjes e deri në ditën e vdekjes së tij, më 17 janar të vitit 1468. Mes xhamash janë ekspozuar libra, pulla e bankënota që datojnë nga mesjeta e deri në vitet ‘30. Përreth ka edhe gravura, kryesisht të marra nga “London News”, që pasqyrojnë momente të cilat lidhen me heroin kombëtar. Në njërën prej tyre gratë hedhin lule nga Kalaja e Shkodrës në kujtim të heroit kombëtar.

Muzeu i Kosovës me nismën e “Museum Illyricum – Zvicër” ka organizuar ekspozitën me libra, gravura, pulla dhe bankënota nga mesjeta e deri në vitet ’30 (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.