Kulturë

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu” në Krujë

Pikërisht në përvjetorin e 550 të vdekjes së të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, më 17 janar, sjellim reportazhin e realizuar nga gazetari Arbnor Dragaj në kuadër të programit të mëngjesit në KTV, “SOT”.

Në përshkrimin e detajuar të ciceronit të këtij muzeu kalojmë nëpër epokat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Ciceroni, i cili ka pothuajse ka një jetë të tërë në këtë muze, me përpikëri të mrekullueshme përmend detajet, ndërsa spikat momentet kryesore të historisë së Skënderbeut.

Një nga elementet kryesore që gjenden në këtë muze, është edhe kambana e Kalasë, që nga koha e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ndërsa është pikërisht kjo kambanë me të cilën është kumtuar lajmi për vdekjen e heroit, më 17 janar 1468.

Kjo kambanë shekuj më vonë ishte gjendur nga Atë Shtjefën Gjeçovi. E për të gjitha këto rrëfime interesante, flasin personazhet e reportazhit të realizuar nga Dragaj. Por në këtë rrëfim të shoqëruar me pamje nga qyteti i Krujës do të ketë edhe shumë të dhëna të rëndësishme të tjera që shpalosin historinë e heroit të njohur kombëtar.