Kulturë

Akuzat e shoqatave për Qendrën Kinematografike pa përgjigje

Përderisa dy shoqata kineastësh nuk kanë marrë përgjigje për një varg ankesash a akuzash lidhur me keqpërdorime brenda Qendrës Kinematografike të Kosovës, as nga Kryeministria dhe as nga Ministria e Kulturës, kjo e fundit i ka vazhduar procedurat për ta bërë me drejtor institucionin më të lartë kinematografik në vend, shkruan sot “Koha Ditore”.

Konkursi publik për drejtor të QKK-së të hënën është publikuar në ueb-faqen e MKRS-së. Vjen pas atij të brendshëm që dështoi në mungesë kandidatësh, hapja e të cilit nxiti reagimet e dy shoqatave që akuzonin MKRS-në se me të po e përgatiste terrenin që ta rizgjidhte Arben Zharkun drejtor.

Nëpërmjet një reagimi drejtuar MKRS-së dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, Shoqata e Autorëve dhe Producentëve të Filmit “Arte 7” dhe Unioni i Artistëve të Filmit të Kosovës kërkonin anulimin e konkursit për të cilin shkruhej se qe hapur me “intencë të manipulimit dhe tendencë për të rizgjedhur në mënyrë të kundërligjshme ish-drejtorin Arben Zharku në krye të QKK-së”.

E MKRS-ja kishte sqaruar se konkursi intern ishte hapur me rekomandimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil dhe me lejen e Ministrisë së Administratës Publike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)