Zbulohet romani erotik i Macronit për gruan e tij

Zbulohet romani erotik i Macronit për gruan e tij

15 janar 2018 15:08

Deri dje dinim vetëm që Macron ishte autor i një libri të vetëm të publikuar në Francë në vitin 2016, por me sa duket, shumë kohë më parë, Emmanuel kishte shkruar një roman erotik, transmeton Dritare.net. E ka zbuluar këtë “Brigitte Macron l’affranchie”, biografia e dedikuar bashkëshortes se tij, Brigitte. Libri do të jetë në libraritë franceze pas 17 janarit dhe është shkruar nga gazetarja Maelle Brun.

Ishte viti 1993 kur 16-vjeçari Emmanuel kishte njohur prej pak kohësh atë që do të bëhej më vonë zonja e parë e Francës, dhe që në atë kohë drejtonte teatrin e shkollës “la Providence” në Amiend.

Siç ka treguar shumë herë Presidenti, për të ishte dashuri me shikim të parë. Në dimrin e shkuar u kujdesën të dy për të shkruar “Artin e komedisë”, një pjesë teatrale. Pas saj Macron shkroi disa poezi dhe, siç zbulohet së fundmi edhe një pjesë më intime.

Gazetarja ka intervistuar atë që dikur ishte fqinja e Brigitte, së cilës adoleshenti Emmanuel i kërkoi ndihmë për të shtypur romanin. “E njihja, sepse asokohe banonim në të njëjtën lagje dhe një ditë më kërkoi ndihmë që të shtypnim romanin. Ishte një libër që sapo e kishte shkruar. Sigurisht, që nuk kishte përdorur emrat realë, por mendoj që kërkonte të shprehte atë që ndiente në atë periudhë”, ka thënë fqinja.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme