Kulturë

65 organizata i janë bashkuar iniciativës mbrojtjen e Kinemasë “Jusuf Gërvalla”

Descriptive Text

Përmes një komunikate për medie, Nismës për Mbrojtjen e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” ka bërë të ditur se asaj i janë bashkuar 65 organizata të shoqërisë civile të Kosovës.

Iniciativa për t’ia kthyer kinemanë qytetit të Pejës është e strukturuar rreth një numri veprimesh, që do ta pasojnë këtë deklaratë të përbashkët, ndërsa rekomandimet tona për institucionet shtetërore janë:

Anulimin e procesit të privatizimit (përmes likuidimit) të Kinemasë ‘Jusuf Gërvalla’ nga Agjencia Kosovare e Privatizimit,

Mbështetja e organizatave të pavarura kulturore dhe rrjetit të organizatave të kulturës në Pejë për të revitalizuar kinemanë e qytetit, dhe

Ngritja e fondeve nga buxheti shtetëror, donatorët ndërkombëtarë dhe vendorë, dhe palët e tjera për restaurimin dhe rifunksionalizimin e ndërtesës së Kinemasë ‘Jusuf Gërvalla’.

Në vazhdim teksti i plotë i deklaratës.

Deklaratë e përbashkët

Kinemaja është e qytetit!

Kino Jusuf Gërvalla, është kinemaja e vetme dhe pikë qendrore në jetën kulturore të Pejës. Ajo përfaqëson kujtesën e përbashkët dhe identitetin kulturor të banorëve të këtij qyteti por edhe të vizitorëve të saj. Kinemaja është një nga pikat e rralla referente të qytetit që është pjesë e kujtesës kolektive te qytetarëve të Pejës dhe Kosovës.

Ky vend përfaqëson një pasuri të përbashkët kulturore e cila vazhdimisht kontribuon në ndërtimin e kësaj shoqërie. Përpjekjet e skenës së pavarur të kulturës në Pejë për rivitalizimin e saj kanë marrë mbështetje nga i gjithë komuniteti si në vend ashtu edhe jashtë saj. Një sërë punëtorive janë organizuar për të rimenduar funksionet e kinemasë, dhe përgjigjet nga komuniteti kanë qenë se ajo është më shumë se kinema,një hapësirë e hapur për komunitetin ku mbahen dhe zhvillohen aktivitete me karakter kulturor dhe edukativ.

Njoftimi i javës së kaluar nga AKP në lidhje me likuidimin e pronës ka cenuar që qyteti të mbetet pa kinema dhe një pikë të rëndësishme kulturore. Ky njoftim ka rrezikuar edhe procesin e rivitalizimit të kinemasë i cili ka filluar në janar të vitit 2017 kur institucioneve të pavarura të kulturës në Pejë i është besuar menaxhimi i kinemasë për 15 vitet e ardhshme nga Komuna e Pejës. Ne jemi të bindur se ekzistojnë argumente të fuqishme ligjore dhe shoqërore mbi të cilat e bazojmë përpjekjen tonë për të mbrojtur Kino Jusuf Gërvallën nga privatizimi, rrënimi, dhe tjetërsimi i destinimit.

Ne organizatat e shoqërisë civile nga e gjithë Kosova i jemi bashkuar Iniciativës për t’ia kthyer të revitalizuar kinemanë qytetit të Pejës! Përmesë kësaj deklarate, kemi dëshirë të qartësojmë qëndrimin tonë të vendosur si dhe gaditshmërinë tonë për t’i përdorur të gjitha mjetet demokratike për të kundërshtuar procesin e likuidimit të kësaj prone publike. Bazuar në argumentet vijuese, ne kërkojmë anulimin e procesit të privatizimit të Kinemasë Jusuf Gërvalla.

Mbrojtja ligjore e ndërtesës

Kinemaja Jusuf Gërvallaështë në listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme. Kjo listë është e aprovuar nga Ministria e Kulturës, me datën 10.10.2016. Kinemaja është objekt i mbrojtur në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore menumrin rendor 467 dhe numri unik në databazë 000362. http://www.mkrs-ks.org/repository/docs/Lista_e_TKMP.pdf

Kinemaja Jusuf Gërvalla është në Pronësi të Komunës së Pejës në kadastër. Në kadastrin komunal Prona figuron si pronë e Komunës së Pejës me numrin e njësisë kadastrale P-71611071-02398-1.

Plani Zhvillimor Urban 2006-2025 i miratuar me 14.05.2007 në Kuvendin Komunal Pejë e vendos objektin e kinemasë si një ndër monumentet më të rëndsishme për pjesën jug-përendimore të qytetit bashkë me teatrin dhe objektet tjera të listuara në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore të qytetit të Pejës.

Plani Zhvillimor Komunal 2006-2025 i miratuar me 14.05.2007 në Kuvendin Komunal Pejë. Kinemaja bashkë me një sërë monumentesh paraqesin rëndësi për zhvillimin komunal dhe identitetin kulturor të qytetit, duke u listuar me monumentet tjera të trashëgimisë kulturore sikur që janë kullat, muzet dhe teatroja.

Vlerat shoqërore dhe kulturore

Historiku i ndërtesës – Kinemaja është ndërtuar në vitet e 50-ta të shekullit 20 dhe është njëra ndër objektet më të vjetra publike në Pejë. Në këtë ndërtesë është sjellë për herë të parë teknologjia e projektimin përmes shiritit filmik 35 mm, ndërsa tashmë shtatë dekada hapësira e saj është pikë referente për ngjarjet kulturore në qytet. Kinemaja Jusuf Gërvalla është dëshmi e traditës artistike, filmike dhe teatrale të qytetit dhe ka ndikuar në formësimin e identitetit kulturor dhe shoqëror të komunitetit.

Vendlindja e festivaleve – Kinemaja Jusuf Gërvalla është hapësira më e rëndësishme e skenës kulturore të Pejës para dhe pas luftës së fundit. Në hapësirën e Kinemasë Jusuf Gërvalla kanë lindur dhe janë zhvilluar një numër i madh i festivaleve të qytetit. Një pjesë e rëndësishme e suksesit, por edhe e vetë identitetit të këtyre festivaleve lidhet pikërisht me hapësirën e Kinemasë Jusuf Gërvalla. Prandaj, çfarëdo tjetërsimi i kësaj hapësire, nënkupton edhe sulm mbi këto ngjarje të skenës kulturore të Pejës.

Shënjues (pikë referimi) kulturor – Përveç vlerave të trashëgimisë kulturore, Kinemaja Jusuf Gërvalla është shndërruar edhe në një shënjues kulturor, pasi që është njëra nga pikat e referimit më të njohura në qendrën e qytetit. Si shënjues kulturor, Kinema Jusuf Gërvalla është shndërruar në ikonë (një simbol me kuptime të shumta) që përfaqëson (shënjon) një epokë, një zonë, një besim, një kulturë, një qytet, dhe një traditë. Shënjuesit kulturor dhe historik të qyteteve sot trajtohen në nivel të njëjtë me monumentet e trashëgimisë kulturore, ndërsa në shumë raste ato edhe janë shpallur monumente në mbrojtje për shkak se me kohë janë shndërruar në shënjues kulturor (cultural landmark).

Kujtesa kolektive – të gjitha këto vlera shoqërore dhe kulturore i japin Kinema Jusuf Gërvallës një hapësirë të veçantë në kujtesën kolektive të qytetarëve. Struktura urbane e qytetit të Pejës ka pësuar transformime drastike viteve të fundit, me ç’rast është sulmuar kujtesa e qytetarëve (jo vetëm nga Peja) për qytetin. Shitja dhe rrënimi i Kinemasë Jusuf Gërvalla do të ishte edhe një goditje për qytetin të cilin qytetarët duan ta kujtojnë. Mijëra qytetarë të Pejës janë duke e mbështet iniciativën për mbrojtjen e kinemasë. Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me mosndryshimin e destinimit dhe ruajtjen e objektit të kinemasë në formën aktuale. Prandaj, çdo përpjekje për ndryshimin e strukturës aktuale të objektit ose/dhe ndryshimin e destinimit si hapësirë kulturore/filmike (kinema), përveç tjerash paraqet edhe shkelje të vullnetit të qytetarëve të Pejës dhe sulm mbi kujtesën kolektive të tyre.

Skena e pavarur e kulturës në Pejë zotohet të

Shndërrojë kinemanë në një hapësirë kulturore të vetëqëndrueshme dhe shumëfunksionale, e cila ofron një numër programesh (film, produksion, edukim filmik, hapësirë komunitare dhe të tjera).

Iniciativa për t’ia kthyer kinemanë qytetit është e strukturuar rreth një numri veprimesh, që do ta pasojnë këtë deklaratë të përbashkët, ndërsa rekomandimet tona për institucionet shtetërore janë:

Anulimin e procesit të privatizimit (përmes likuidimit) të Kinemasë Jusuf Gërvalla nga Agjencia Kosovare e Privatizimit,

Mbështetja e organizatave të pavarura kulturore dhe rrjetit të organizatave të kulturës në Pejë për të revitalizuar kinemanë e qytetit

Ngritja e fondeve nga buxheti shtetëror, donatorët ndërkombëtar dhe vendor, dhe palët e tjera për restaurimin dhe rifunksionalizimin e ndërtesës së Kinema Jusuf Gërvallës.

Organizatat e nënshkruara:

1.7 Arte

2.Advocacy Training & Resource Center - ATRC

3.Alter Habitus

4.Anibar

5.Aragonit

6.Artpolis

7.Asociacioni Kosovar “Chopin”

8.Autostrada Biennale

9.CBM

10.CDF

11.CHwB Kosova

12.CRDP

13.CTI-P

14.DAM Festivali

15.Docomomo_Kosova

16.DokuFest

17.EC Ma Ndryshe

18.ERA

19.Festivali i Arkitekturës në Kosovë

20.Fondacioni Kosovar i Arkitekturës

21.Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile - KCSF

22.Fondacioni Lumbardhi

23.Fondacioni për Trashëgimi Kulturore Legatum

24.FRABAAC

25.Fryma e Re

26.IITP

27.Iniciativa Kosovare per Stabilitet - IKS

28.Instituti Demokratik i Kosovës - KDI

29.Instituti GAP

30.Instituti i Prishtinës për Studime Politike - PIPS

31.Instituti per Politika Zhvillimore – INDEP

32.INTEGRA

33.Komunikimi Social - KOMS

34.Konsumatori

35.KosovaArs

36.Let’s do it Peja

37.Lëvizja FOL

38.Marimangat

39.Me dorë në zemër

40.Motrat

41.NGOMfest

42.Nisma Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë (YIHR)

43.OJQ "ETEA"

44.OJQ "Mitrovica Guide"

45.OJQ "Mundesia"

46.OJQ BFF

47.OJQ PRAM

48.OJQ Rritu

49.ORCA

50.Plenumi për Arsim

51.Qendra Multimedia

52.Qendra RInore Mitrovice-QRM

53.Qendra Rinore "Ate Lorenc Mazrreku"

54.REDO Conference

55.Riverside

56.Rrjeti i Grave të Kosovës

57.Rrjeti I Organizatave të Kulturës Pejë

58.Rrjeti I Organizatave të Kulturës Prizren

59.S’Bunker

60.Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë

61.STIKK

62.Syri i Vizionit

63.Shoqata për Përsonat e Verbër dhe me Shikim të Dëmtuar "Drita Jonë"

64.Teatri ODA

65.X40