Kulturë

Natyra e humbur?

Në ndërrimin e moteve, imazhet me Babadimrin në hapësirat malore te Laponisë sikur na përkujtojnë vetëtimthi praninë e natyrës, me veskun e saj, në botën e njerëzve.

Disa filozofë bashkëkohorë, si Heideggeri fjala vjen, por edhe shkencëtarë, si W. Heisenbeg, dhe poetë, si Rilke, kanë shfaqur brengën dhe frikën për humbjen e natyrës nga bota e njeriut, shkruan sot Muhamedin Kullashi në Koha Ditore.

Heideggeri e cilëson qasjen prometeane ndaj natyrës, në veçanti teknikën bashkëkohore si dhunë që synon ta zhveshë natyrën: “Zbulimi që cilëson teknikën moderne është një provokim ndaj të cilit natyra detyrohet të lirojë një energji e cila do të mundë të nxirret dhe të akumulohet“.

Ai mendon se epoka bashkëkohore është kohë ku njeriu shikon gjithçka nga prizmi i një instrumenti dhe si një bazë e eksploatueshme, përfshirë edhe veten, duke e humbur kështu edhe qenien e vet. Mu për këtë, Heideggeri shpresonte se njeriu do t’i kthehet poiesisit grek, i cili është po kështu një formë e zbulimit, e prurjes-në-dritë. Arti, sipas Heideggerit, është një mjet për njeriun bashkëkohor, mjet për të rigjetur raportin e tij autentik ndaj qeniesimit dhe ndaj vetes...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.