Kulturë

“Monumentet” midis kaosit e ironisë me shtatore

Descriptive Text

Një kabinë telefoni, me ngjyrë të verdhë, nuk i shërben askujt në kryeqytet. Por ka mbetur aty prej kohësh. Artisti Agron Blakçori, e ka hedhur nënshkrimin e tij mbi të, e ka përvetësuar dhe e ka shpallur monument, shkruan sot Koha Ditore.

Fotografi të kësaj kabine, janë ekspozuar bashkë me gjashtë vepra të tjera që ai i ka realizuar në periudha të ndryshme, në Kosovën e pasluftës. Tutje, vizitori vëren një seri vizatimesh që pasqyrojnë idenë e artistit lidhur me atë sesi një ndërtesë që në kohë lufte kishte shërbyer si vend i snajperistëve, të shndërrohet në galeri bashkëkohore të artit.

E në krye të galerisë, është ekspozuar boceti i një heroi – identiteti i të cilit nuk dihet, pasi që është fshehur qëllimshëm nga artisti. Pjesë e ekspozitës që Blakçori e ka titulluar “Monumentet” janë edhe dy fotografi të formatit të madh: njëra e realizuar në lagjen e tij në Podujevë – që shpërfaq një qese të madhe plastike rrethuar me mbeturina, tjetra një biçikletë të lënë në qoshen e një rrugice në Berlin. “Monumentet” është ekspozita e tretë personale që Blakçori e ka hapur të enjten mbrëma në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.