Kulturë

Festa e Vitit të Ri në “Express” të KTV-së

Descriptive Text

Emisioni i pasdites në Kohavision, do të shënoj Festën e Vitit të Ri me një edicion festiv. Me muzikë shqipe të interpretuar live në studio, e me mysafirë nga më të ndryshmit, “Express”-i Festiv do të transmetohet me 1 janar 2018.

Në këtë emision, këngë të bukura shqipe, Neki Emra ka interpretuar live gjatë gjithë emisionit, i përcjellë nga pianisti Besim Mydyti dhe violinisti Taulant Ruci, të cilët kanë krijuar një atmosferë shumë të veçantë. Mysafirë nga më të ndryshmit janë ftuar në këtë edicion festiv, Shumë prej tyre kanë qenë tejet aktivë gjatë 2017-ës.

Momente interesante të jetës së tyre kanë rrëfyer të ftuarit në këtë emision, shumë prej tyre do t’ju bëjnë të qeshni me të madhe.

Ernest Zymberi, i njohur si Llukmani, këngëtarja Adelina Thaqi, aktoret Ilire Vinca dhe Shengyl Ismajli, piktorja Zake Prelvukaj, avokati Arianit Koci dhe bashkëshortja e tij, piktorja dhe kreatorja Merita Harxhi Koci, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj janë të ftuarit e Expressit Festiv.

Batuta e muzikë të mirëfilltë shqipe mund të dëgjoni në këtë edicion të parë të emisionit të pasdites në KTV, për vitin 2018.

{gallery}