Kulturë

Shkenca është e pamjaftueshme për ta njohur të vërtetën

Ndikimi i madh dhe i drejtpërdrejt i shkencës në jetën e njeriut modern, ka bërë që të krijohet një besim gati mitik që shkenca mund të na jap përgjigje për çdo gjë.

Por janë vetë shkencëtarët që kohë pas kohe flasin apo shkruajnë për pamjaftueshmërinë e shkencës për ta njohur të vërtetën. Një rast shumë i njohur, është ai i argjentinasit Ernesto Sabato, i cili pavarësisht karrierës së shkëlqyer prej fizikani, kishte vendosur të hiqte dorë për t'iu përkushtuar letërsisë.

Se sa shumë besonte Sabato te fuqia e artit të romanit, kuptohet nga libri i tij "Shkrimtari dhe fantazmat e tij", për të cilin ka folur në emisionin CODEX të KTV-së, Arben Hoxha nga Instituti Albanologjik. Duke folur për raportin e qenies me mendimin, Hoxha i është referuar pikëpamjeve të Sabatos sipas të cilit romani është gjinia më e aftë për ta shpërfaqur të vërtetën. Emisionin e plotë CODEX ku Hoxha ka sjellë edhe veprën "Kritika e arsyes së kulluar" të Imanuel Kantit dhe romanin "Siddharta" të Herman Heses, mund ta shikoni në vegzën e mëposhtme.