Kulturë

Isa Memishi, me fjalorin Arabisht-Shqip, fitoi çmim në Katar

Descriptive Text

Isa Memishi, profesor i gjuhës arabe në Fakultetin e Filologjisë të UP, është fitues i çmimit“Translation and International Understandingʺ në Katar.

Memishi i tha RTK-së se juria profesionale për ndarjen e këtij çmimi ka vlerësuar dhe ka shpërblyer kontributin e tij në fushën e leksikologjisë, për Fjalorin Arabisht – Shqip të botuar në vitin 2011.

Çmimi ndërkombëtar “Translation and International Understanding”, siç ka thënë ai, është themeluar në vitin 2015 në Katar, për të vlerësuar përkthyesit dhe kontributet e tyre, qofshin ata arabë apo të huaj. Çmimi synon krijimin e urave mes popujve.

Fjalori Arabisht-Shqip, tha Memishit, është rezultat i një pune shumëvjeçare të tij.

Fjalori përmban mbi 100.000 fjalë, terma dhe shprehje frazeologjike të gjuhës standarde arabe. Krahas leksikut bashkëkohor të gjuhës arabe, aty janë përfshirë edhe mjaftë fjalë të vjetra.