Kulturë

Trockel me ironi zhvesh botën mashkullore të artit

Veprat e artistes së njohur gjermane Rosemarie Trockel reflektojnë qëndrimin e saj si femër, dhe në të njëjtën kohë kritikojnë sistemin mbizotërues gjinor. Këtë e bën duke punuar në mediume të ndryshme, siç është vizatimi, piktura, instalacioni e videoja. Teknikat e saj, po ashtu, janë të llojllojshme, njëjtë sikurse edhe materialet që në jo pak raste janë krejt të pazakonshme.

Në ekspozitën e saj të hapur të martën mbrëma në Galerinë Kombëtare të Kosovës, gjenden veprat të punuara me lesh, një e tillë me fije floku, si dhe vepër dypjesëshe me sipërfaqe të bardhë, e cila ka të ngjitura katër pllaka të stufës.

Kjo ekspozitë personale e artistes gjermane erdhi në Prishtinë falë një bashkëpunimi mes GKK-së dhe Institutit për Marrëdhënie Kulturore me Jashtë – IFA nga Gjermania.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri me datën 28 të muajit janar të vitit të ardhshëm...(më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).